Rita Ora është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura me famë botërore. Ylli shqiptar është shumë aktive në rrjete sociale, ku ka ndarë së fundmi disa fotografi shumë sensuale. Mirëpo, nëna e saj, Vera Ora, tërhoqi vëmendjen me një koment tipik të një mamaje shqiptare.
Vera Ora i vuri në dukje asaj se është ulur me këpucë në divan. “Qy me kpuca ne kauq, s’po ndigjon”, shkroi Vera shoqëruar me disa të qeshura. Kujtojmë që disa muaj më parë, Vera dha një intervistë për mediat në vendin tonë, ku foli dhe për karrierën ndërkombëtare të së bijës.
“Unë si nënë e kam përjetuar në një mënyrë më specifike sepse kam parë se Rita ka një talent. Mirëpo thosha se si çdo fëmijë, këndon bukur, është shumë e gjallë dhe kishte shumë dëshirë për të performuar. Por unë mendoja ‘Ok, mjaft Rita’. Pastaj e morën në një prezantim të shkollës për festën e Krishtlindjeve.
Kishte marrë një rol kryesor në këndimin në shfaqje. Unë e kam pasur djalin shumë të vogël, 6 muajsh dhe kur ikëm atje i them bashkëshortit ‘Besnik kjo këndon shumë mirë’. Unë u befasova”, tha nëna e saj.