Meksika dhe Polonia kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja e zhvilluar në “Stadium 974” përfundoi baras dhe pa gola.
Të dy ekipet regjistruan disa raste të mira shënimi, teksa rastin më të mirë padyshim se e kishin polakët.
Mirëpo, Robert Lewandowski nuk ia doli të shndërronte në gol penalltinë që e fitoi vetë ai, në minutën e 58-të.
Gjuajtja e kapitenit polak u prit nga portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa.
Polonia dhe Meksika ndajnë pozitat dy dhe tre në Grupin C me nga një pikë.
Arabia Saudite prin në këtë grup me tri pikë, teksa Argjentina është e fundit pa pikë.