Ylli i ndeshjes hapëse të Kupës së Botës, Enner Valencia, dikur mashtroi se ishte “i lënduar” për t’i ikur policisë

Përgjatë historisë ka shumë yje sporti që kanë qenë në telashe me policinë, por pak prej tyre kanë “ikur” falë lëndimeve siç bëri Enner Valencia në tetor 2016.

Enner Valencia pretendoi të ishte i lënduar kur luante për Ekuadorin kundër Kilit, në mënyrë që të mund të shpëtonte nga Policia.

Ekuadori fitoi 3-0, por çuditërisht teksa ndeshja po mbyllej, ish-lojtari i Everton mashtroi një dëmtim në mënyrë që të mund të ikte nga oficerët të policisë që po nxitonin.

Në atë kohë ai akuzohej për mos pagim të detyrimeve ndaj vajzës së tij që arrinin deri në 17 mijë dollarë.