Jason David Frank, i cili luajti Tommy Oliver në serialin televiziv “Power Ranger” ka vdekur në moshën 49-vjeçare në Teksas, ka konfirmuar përfaqësuesi i tij. Burime për TMZ kanë raportuar se ai ka kryer vetëvrasje megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Ai la pas katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza.
“Fatkeqësisht, është e vërtetë,” tha përfaqësuesi i tij. “Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes dhe miqve të tij gjatë kësaj kohe të tmerrshme, ndërsa pajtohemi me humbjen e një qenieje kaq të mrekullueshme njerëzore. Ai e donte shumë familjen, miqtë dhe fansat e tij. Ai do të na mungojë vërtet.”
Frank ishte më i njohur si Tommy Oliver nga ekskluziviteti origjinal i Mighty Morphin Power Rangers, i cili u zhvillua nga 1993 deri në 1996. Aktori luajti gjithashtu në projekte të tjera të Poëer Rangers, duke përfshirë Power Rangers Zeo, Turbo dhe Dino Thunder.