Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë dy ditësh, ndërkohë që situata në disa zona është problematike. Një situatë e rënduara paraqitet në Shkodër që prej ditës së djeshme, ku reshjet e shumta të shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve kanë përmbytur 2405 hektarë tokë dhe 590 banesa. Teksa shumë zona janë nën ujë, qytetarët kanë lëvizur me varka për të shpëtuar jetën duke u evakuuar në një vend të sigurt. Në Shkodër u konfirmuan edhe dy viktimat e para nga moti i keq, ku babë e bir i mori dje rryma e ujit dhe u gjendën të pajetë sot. Shtimi i reshjeve ka sjellë edhe daljen e lumit Ishëm nga shtrati gjatë natës, duke shkaktuar disa përmbytje në disa zona në Fushë-Krujës. Probleme ka me energjinë elektrike në disa zona ku ka pasur ndërprerje të shpeshta. Situata në Vlorë gjatë mëngjesit të kësaj të hëne ka qenë relativisht e qetë./Alsat.mk
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- SHBA-ja kërkon që Rusia të ketë “zero” pronësi në NIS
- Ushtarët e Maqedonisë së Veriut kryejnë patrullime në Rahovec të Republikës së Kosovës
- Aksidenti i helikopterit të ARM-së/ 17 vite nga tragjedia në Bllacë – përkujtohen 11 viktimat!
- Burrë e grua humbën jetën nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre në Kriva Pallankë
- Rreth 58 delfinë ngordhin pas derdhjes së naftës në Detin e Zi
- Dy agjencitë e inteligjencës në Maqedoni, për momentin pa drejtues shqiptar!
- Kontrabandonte sasi të madhe nafte, ndalohet në Durrës anija me flamurin e Tanzanisë
- Pastrohen rrugët e Çairit nga bora, Ganiu: Punojmë me efikasitet të plotë
- Mirëmbajtja dimërore e rrugëve/ QKQ: 3.5 milion euro për tenderët – shuma do të rritet!
- Rama mesazh publik, kritika të ashpra Berishës: S’merrem me familjen e askujt! Katrani i madh prej çerek shekulli fabrikon akuza kundër meje