Emrat e mëdhenj të futbollit që do të mungojnë në Botëror – rritet lista

Salah, Haaland dhe së fundi edhe Mane janë disa nga këta emra

Botërori i futbollit bën së bashku yjet më të mëdhenj të kësaj loje nga e gjitha bota. Megjithatë, janë disa të tillë të cilët kanë dështuar që të kualifikohen apo, më keq, kanë pësuar lëndime të rënda që i ka lënë ata jashtë garës.

Turneu i Katarit nuk do të jetë ndryshe, me yjet më të njohur të botës si Erling Haaland, Sadio Mane dhe Mohamed Salah që do të jenë disa nga emrat të cilët do t’i mungojnë këtij Botërori.

Mungesa e Haaland është më e dukshme, pasi që lideri i tanishëm për Këpucën e Artë nuk do të jetë në Katar. Norvegjia nuk është kualifikuar dhe për pasojë në këtë garë nuk do të jetë as bashkëatdhetari i tij, Martin Odegaard.
E njëjta gjë shkon për Salah, njëri nga lojtarët kyç të Liverpoolit që konsiderohet njëri nga lojtarët më të mirë në botë. Egjipti është njëra nga skuadrat që nuk do të luajë në Botëror, pavarësisht suksesit të kësaj skuadra në Afrikë dekadën e fundit.

Befasia më e madhe ishte tërheqja e Sadio Mane. Senegalezi nuk arriti që të rikuperohet nga lëndimi me kohë, lëndim që e mori pak para se të fillojë turneu.

Paul Pogba, N’Golo Kante dhe Presnel Kimpembe janë disa nga emrat që mungojnë për Francës, të gjithë këta ishin pjesë e kësaj Kombëtareje kur ajo e fitoi Botërorin Rusia 2018.

Edhe disa lojtarë të Real Madridit nuk do të mund të prezantojnë shtetet e tyre në Botëror. David Alaba dhe Austria nuk janë në Botëror, derisa Didier Deschamps ka vendosur që mos ta ftojë Ferland Mendyn.

Italia, që është njëra prej Kombëtarëve të rregullta në Botëror, ka dështuar që të kualifikohet dhe si rezultat në Botëror nuk do të shohim lojtar të tillë si Gianluigi Donnarumma, Marco Verrati, Nicolo Barella dhe Federico Chiesa.

Kolumbia është një Kombëtare tjetër që nuk është kualifikuar në Katari 2022, që do të thotë se Luis Diaz, Radamel Falcao dhe James Rodriguez nuk do të marrin pjesë në turne.