Drejtori i FIFA-së bëri një njoftim interesant gjatë konferencës së Infantinos

Konferencat për shtyp të çdo ngjarje më rëndësi zakonisht përfundojnë me një protokoll dhe madje aq me tepër kur ajo organizohet për hapje të Botërorit me prezencën e Gianni Infantinos, por në këtë rast ishte ndryshe

Bryan Swanson, i besuari dhe drejtori për marrëdhënie për publikun i presidentit të FIFA-së, e mbylli këtë konferencë duke dërguar një mesazh.

“Kam kaluar tashmë disa kohë në krah të Giannit (Infantinos) duke punuar dhe gjithmonë e kam ndier mbështetjen dhe ndihmën e tij për shkak se unë jam homoseksual ashtu si shumë kolegë të tjerë në FIFA dhe që unë gjithmonë kam pasur mbështetje”, tha ai gjatë konferencës për shtyp.
“Jam i ulur këtë në një pozitë të privilegjuar të një skene globale si një homoseksual në Katar”

“Vetëm pse Gianni Infantino nuk është homoseksuale, nuk do të thotë se ai nuk interesohet për ne. Ai kujdeset për ne”.

Swanson, është një gazetar skocez që ka punuar shumë vite për SkySports para së t’i bashkohet FIFA-së më 2021.