Ndalimi i alkoolit në Katar, trajneri i Suedisë: Si mund të shikosh një finale pa pirë?!

FIFA, doli me komunikatë ditën e djeshme, ku njoftuan se nuk do të lejohet përdorimi dhe shitja e alkoolit në perimetrin e stadiumeve, gjatë ndeshjeve të Botërorit.

Kjo ka sjellë një reagim të madh nga tifozët që kanë dalë kundër këtij vendimi. Për këtë ka folur edhe trajneri i Suedisë, Janne Andersson, i cili u shpreh se nuk ka kuptim që të shikosh finalen e Botërorit, pa pirë birra.

Është e qartë, që duhet ta pish një birrë, kur ndjek një ndeshje futbolli. E pranoj, më pëlqen birra. Si mund të shikosh finalen e një Botërori dhe të mos pish. Kjo është e pakuptueshme. Në fillim u tha se në Katar do të lejohet alkooli.