Mauricio Pochettino beson që Lionel Messi ka nevojë që ta udhëheqë Argjentinën drejt fitores së Botërorit 2022 për ta konfirmuar vetën si njëri prej futbollistëve më të mëdhenj te të gjitha kohërave
Ish trajneri i Paris Saint-Germain dhe Tottenham është i etur që Kombëtarja e tij të shkon deri në finale në Katar dhe Messi duhet të jetë çelësi kryesor i tyre. Ai beson që Messi ka nevojë për ta fituar Botërorin që t’i dëshmojë të gjithëve madhështinë e tij dhe të jetë në rreshtin e ikonës së Argjentinës, Diego Maradona dhe legjendës së Brazilit, Pele.
“Po ka rëndësi, për shkak se Botërori është ndryshe. Si Maradona apo Pele, ju duhet ta konfirmoni këtë me këtë trofe, i cili është maksimalja e futbollit. Kur e ngritni këtë trofe, është sikurse të themi, “OK, ai është më i miri në Botë’. Është i vetmi trofe që i mungon Messi, pra Botërori dhe shpresoj që në Katar kjo të ndodh. Për shkak se unë jam argjentinas dhe natyrisht është edhe dëshira e ime për Argjentinën që ta fitojë Botërorin. Messi është njëri ndër më të mirët dhe e meriton të njëjtin vend si Maradona dhe Pele”, ka thënë Pochettino për The Athletic, kur është pyetur se a ka rëndësi fitorja e Botërorit që Messi të hyjë në mesin e futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit.
Katar 2022 do të jetë Botërori i pestë i Messit në karrierën e tij, me Albiceleste që ishin më së afërmi ta fitojnë atë më 2014 kur arritën në finale kundër Gjermanisë. Duke u ndalur në krahasimet që i bëhen atij me heroin e Argjentinës më 1986, Maradona, Pochettino shtoi: Maradona mund të luante edhe sot dhe Messi mund të luante në të kaluarën po ashtu. Sikurse Pele apo Di Stefano apo Cruyff, këta tipa të lojtarëve ata dinë të adaptohen për shkak se ata janë shumë, shumë, shumë të mençur. Ata mund të adaptohen në çdo periudhë të kohës”.
Messi do ta udhëheq Argjentinën pas 165 paraqitjeve të tij ku ka shënuar 91 gola, e ku ka lënë pas Javier Mascherano dhe Gabriel Batistutan respektivisht.
Pas paraqitjes së tij si kapiten të mërkurën kundër Emirateve të Bashkuara Arabe, ku Messi shënoi një gol dhe bëri një asist, djaloshi i lindur në Rosario do t’i udhëheq Albiceleste në ndeshjen kundër Arabisë Saudite në Grupin C që do të luhet të martën.