Ronaldo: Ten Hag me provokoi gjatë ndeshjes kundër Tottenham

Cristiano Ronaldo tha së ai ndihet i “provokuar” nga menaxheri Erik ten Hag përpara se të largohej në mënyrë provokative në ndeshjen që Manchester United e fitoi 2-0 kundër Tottenham

Cristiano Ronaldo thotë se ai u ndie i “provokuar” nga Ten Hag kur u largua nga fusha gjatë ndeshjes kundër Tottenhamit në Old Trafford në tetor. Sulmuesi portugez, i cili refuzoi të zëvendësohet në fund të ndeshjes, ka shpalosur arsyet e tij për largimin gjatë intervistës së tij me Piers Morgan në TalkTV.

“Piers do të jem i ndershëm me ju, është një gjë që unë jam penduar se jam larguar nga stadiumi. Ndoshta, ose ndoshta jo, nuk e di”, shpjegoi ai. “Është e vështirë të ju tregoj 100 për qind por le të them se jam penduar, por në të njëjtën kohë jam ndier i provokuar nga trajneri”.

“Mos me thoni që top lojtarët, djemtë që duan gjithçka, lojtarët kyç duan të luajnë tre minuta. E kuptoni, është e papranueshme pasi që ata e kanë thënë këtë më parë, që ata me respektojnë muaj, që ata e bëjnë këtë, ata e bëjnë atë. Për mua, ishte mos respekt, kjo është arsyeja që e mora këtë vendim që pendohem. I kam kërkuar falje shokëve të skuadrës për situatën, kam bërë një postin, në Instagram, që jam penduar që e lashë stadiumin. Jam penduar para shokëve të skuadrës dhe ata e dinë si jam ndier dhe i kam kërkuar falje atyre, por në të njëjtën kohë nuk jam penduar që e kam marrë vendimin që mos të hyjë në fushë.

Intervista e 37 vjeçarit ka lënë shumë hije për një klub si United. Ronaldo është fokusuar tani në Botëror por shpejt mund të përballet me Manchester United.