Dy yjet e Barcelonës shënojnë në fitoren e Spanjës kundër Jordanisë

Spanja ka shënuar fitore me rezultat 1-3 kundër Jordanisë, një miqësore kjo e organizuar para fillimit të Botërorit në Katar. Ansu Fati (13’), Gavi (56’) dhe Nico Williams (84’) shënuan në këtë miqësore të Furisë së kuqe kundër s Kombëtares së Lindjes së Mesme

Spanja është duke zhvilluar stërvitjet në shtetin e Jordanisë për Botërorin Katari 2022, derisa sonte ata kanë luajtur një miqësore me Kombëtaren e Jordanisë, të cilën e kanë mposhtur me rezultat 1-3.

Ndeshja, e cila u zhvillua në Amman International Stadium të qytetit Amman të Jordanisë u dominua nga Spanja.
Ansu Fati erdhi të goli i parë për Spanjën në minutën e 13-të. Ai mori një top të mirë Marco Asensio për ta zhbllokuar sfidën.

Asensio mund të kishte shënuar vetë për rezultat 0-2, por këtë nuk e lejoi portieri i Jordanisë Abdallah Raed Mahmoud Al Fakhouri, i cili bëri një pritje briliante të futbollistit spanjoll.

Spanja e nisi mirë edhe pjesën e dytë dhe një tjetër lojtar i Barcelonës do të shënonte gol për spanjollët.

I riu mori një top të mirë në zonë dhe goditi fuqishëm për të shënuar gol të bukur në minutën e 56. Goditja e tij përfundoi në këndin e djathtë të golit të portierit jordanez.

Goli i fundit në këtë ndeshje erdhi në minutën e 84-të dhe u shënua nga Nico Williams. Meritat për këtë gol shkojnë edhe për Yeremy Pino, i cili bëri një driblim fantastik për të pasuar të Williams që bëri një finalizim të bukur të topit.

Jordania do të shënonte një gol në minutën e 2 shtesë të ndeshjes. Hamza Ali Khaled Al Daradreh përfitoi nga një top i humbur brenda zonës nga Spanja dhe mposhti portierin spanjoll për t’i dhënë epilogun e fundit kësaj ndeshje për rezultat 1:3.

Spanja do ta fillojë Botërorin më 23 nëntor ku do të luan kundër Kosta Rikës.