Konfirmohet, Ronaldo nuk do të luajë ndaj Nigerisë

Cristiano Ronaldo do të mungojë në ndeshjen e radhës të Portugalisë.

37-vjeçari nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen miqësore, kundër Nigerisë, për shkaqe shëndetësore.

Këtë e ka bërë sot të ditur përzgjedhësi i Portugalisë, Fernando Santos, gjatë konferencës për media.
“Ai nuk do të jetë gati për ndeshjen e nesërme, ai është duke pushuar. Siç e dini, gastriti i bën lojtarët shumë të dobët fizikisht”, tha ai.

Ronaldo nuk ka qenë i pranishëm në seancë stërvitore sot.

Ndeshja miqësore mes Portugalisë dhe Nigerisë do të zhvillohet të enjten.

Kjo përballje do të jetë edhe si testi i fundit për portugezët para fillimit të Kupës së Botës “Katar 2022”.