Kombëtarja e Shqipërisë ka përmbyllur ditën e sotme përgatitje për ndeshjen e nesërme miqësore, ndaj Italisë.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se lista ka pësuar ndryshime për shkak të dëmtimit të sulmuesit, Kristal Abazaj, që nuk ia ka dalë të rikuperohet dhe nuk do të jetë në dispozicion të stafit teknik për ndeshjen e nesërme, por as për atë të së shtunës ndaj Armenisë në “Air Albania Stadium”.
Abazaj ka shfaqur probleme fizike dhe i është nënshtruar analizave të detajuara nga stafi mjekësor i Kombëtares. Nga vlerësimi që është bërë ka rezultuar se rikuperimi i tij ishte i pamundur duke pamundësuar pjesëmarrjen e tij në ndeshje.
Skuadra ndërkohë ka zhvilluar një seancë të plotë stërvitore me trajnerin Reja që ka provuar formacionin për ndeshjen e nesërme, me Shqipërinë që do të zbresë në orën 20:45 në fushën e blertë të “Air Albania Stadium” të tejmbushur, duke parë që tashmë janë shitur të 22 mijë biletat e kësaj ndeshjeje.