Mancini pritet të ndërrojë taktikat kundër Shqipërisë

Italia ka filluar sot stërvitjet për miqësoret kundër Shqipërisë dhe Austrisë, teksa Roberto Mancini pritet të testojë dy taktika të reja duke përdorur tre mbrojtës.

Azzurri nuk do të marrin pjesë në Katar 2022, kështu që kanë organizuar dy miqësore në vend të kësaj.

Ata do të udhëtojnë në Tiranë të mërkurën më 16 nëntor, pastaj në Vjenë të Austrisë ku do të luajnë më 20 nëntor.
Pasi fituan Euro 2020 me formacionin 4-3-3, Mancini filloi të testoi alternativa të ndryshme taktike për ta gjetur formën e skuadrës së tij.

Sot, në qendrën stërvitore të Corverciano, ai ka bërë ndeshje në mes të lojtarëve të tij – një me sistem 3-4-3 dhe një tjetër me sistem 3-5-2.

Ai pritet që të zgjedh formacionin 3-4-3 si 11-she startuese kundër Shqipërisë së Edy Rejas të mërkurën.

Ka ende disa zgjedhje për të bërë, kryesisht në sulm ku është në mes të Matteo Politano dhe Nicolo Zaniolo në njërin krah dhe Federico Chiesas apo Vincenzo Grifos në krahun tjetër.

Me Gianluca Scamacca që po vuan nga një lëndim, Giacomo Rasapdori do të jetë zgjedhje për sulmin qendror.

Ky mund të jetë formacioni i mundshëm i Italisë kundër Shqipërisë: (3-4-3) Meret; Scalvini, Bonucci, Bastoni; Di Lorenzo, Verratti, Barella, Dimarco; Politano/Zaniolo, Raspadori, Chiesa/Grifo.