Juventusi me fitore të madhe, rrëmben pozitën e tretë në Serie A

Juventusi ka vazhduar formën e mirë në Serie A, duke fituar ndeshjen e gjashtë rresht dhe tani është në pozitën e tretë në tabelë. Skuadra e Allegrit mposhti Lazion me rezultat 3-0. Moise Kean (43’, 54’) dhe Milik (90’) shënuan për Bardhezinjtë, të cilët e përfundojnë këtë vit në pozitën e tretë me 31 pikë

Juventusit ka vazhduar me fitore në Serie A, duke mposhtur Lazion e Maurizio Sarrit në Allianz Arena me rezultat 2-0.

Moise Kean regjistroi mundësinë e parë për të shënuar në minutën e gjashtë në këtë ndeshje, por që goditja e tij përfundoj shumë afër këndit të djathtë të portës së Lazios.

Juventus prapë rrezikoi në minutën e 11 me Nicolo Fagioli, i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare por Ivan Provedel bëri një pritje të mirë për t’ia mohuar golin atij.

Arkadiusz Milik mori një top të mirë dhe goditi por portieri priti. Edhe nëse do të ishte shënuar gol në minutën e 19-të, Milik do të ishte në pozitë jashtë loje.

Lazio u bë e gjallë në minutën e 40-të me Pedron por që topi nuk përfundoi në rrjetë por shumë afër shtyllës së majtë të portës së Juventusit.

Kur u mendua që ndeshja do të shkonte me rezultat të barabartë, Rabiot bëri një pasim të mirë për Kean, i cili shfrytëzoi gabimin e daljes së portierit Provedel e të cilin e parabolloi për ta zhbllokuar këtë sfidë.

Milik rrezikoi përsëri Lazion në minutën e 48-të duke goditur fuqishëm topin por që Prevedel kësaj here bëri një pritje të mirë.

Filip Kostic lansoi një goditje të fortë në minutën e 54-të e ku portieri i Lazios priti përsëri por topi ju kthye Kean dhe Juventus shënoi golin e dytë në këtë ndeshje.

Deri në fund Juventusi e kontrolloi mirë ndeshjen dhe nuk i la shumë hapësirë Lazios që të rrezikoi.

I porsakthyeri nga lëndimi Frederico Chiesa u përkujdes që të lërë pak gjurmë qysh me kthimin e tij, pasi që ai asistoi në golin e tretë të Juventusit që e shënoi Milik në minutën e 90-të të takimit.

Kjo fitore e dërgon Juventusin në vendin e tretë me 31 pikë, një më shumë se Lazio në vendin e katër dhe dy më pak se Milan që është në vendin e dytë.

Serie A kthehet në aksion më 4 janar e ku Juventus pritet të luajë si mysafirë i Cremonenses, ndërkaq Lazio është mysafirë i Lecces.