Partia e Shaip Kamberit shpall fitoren në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve

Partia për Veprim Demokratik ka marrë më së shumti mandate në garën për Kuvendin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve.

Rezultate janë si më poshtë.

PVD – 4144 vota

APN – 3763 vota
LPD – 2338 vota

PD – 1612 vota

PDSH – 1023 vota

Për procesin e zgjedhjeve është deklaruar edhe kryeshefi i administratës komunale në Preshevë.

“Numri i vendvotimeve në Luginën e Preshevës është 55 me votues shqiptarë, ndërkaq numri i votuesve që janë të regjistruar në listën e veçantë zgjedhore të pakicave kombëtare janë rreth 36500 votues. Deri më tash në Luginën e Preshevës janë hapur të gjitha vendvotimet në ora 7:00 të mëngjesit dhe nuk është paraqitur asnjë incident”, ka thënë Hevzi Ramadani, kryeshef i administratës komunale në Preshevë.