Zyra e Kryeprokurorit në Stamboll e quan akt terrorist shpërthimin në Taksim

Një shpërthim i fuqishëm që ndodhi sot në Stamboll të Turqisë. Si pasojë e kësaj sipas autoriteteve të atjeshme të sigurisë ka të plagosur dhe të vdekur.

Deri më tani lidhur me këtë është konfirmuar vdekja e 4 personave dhe plagosja e 38 të tjerëve.

Në anën tjetër, Zyra e Kryeprokurorit të Stambollit, e ka cilësuar si akt terrorizmi, raporton media turke Yeni Safak.

E deri më tani kanë qarkulluar shumë video të momentit të shpërthimit, në një prej rrugëve më të frekuentuara në Stamboll, përkatësisht në Taksim.

Ndryshe sot pas orës 15:00 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, e deri më tani nuk dihen motivet e sakta të këtij shpërthimi.