Messi këshilloi PSG-në që të nënshkruante me talentin e Lazios, Romero

Messi këshilloi PSG-në që të nënshkruante me talentin e Lazios, Romero

17 vjeçari Luka Romero është treguar si njeri që bën ndryshim pasi që shënoi golin e fitores kundër Monzas, duke treguar kështu se pse Messi ua kishte rekomanduar blerjen e talentit, Paris Saint Germain

Biancocelesti e transferuan talentin argjentinas nga RCD Mallorca verën e kaluar për rreth 200 000 euro, duke shtuar të riun e La Ligas si debutant në skuadrën e tyre te të rinjve. Romero menjëherë ka impresionuar Maurizio Sarrin gjatë kampit para stërvitor dhe ai është ftuar në skuadrën e parë, duke bërë disa paraqitje për skuadrën nga kryeqyteti italian.

Romeros ju dha shansa e tij më e mirë mbrëmë nga Sarri në ndeshjen kundër Monzas, ku ai hyri në pjesën e dytë për ta zëvendësuar Matteo Cancellieri. 17 vjeçari ishte i jashtëzakonshëm në fushë dhe lëvizjet e tij të mençura me topin bën që ai të debutoi me gol për baincocelesti në minutën e 69-të.
Rritja e 17 vjeçarit ka bërë që ai të marrë ftesë nga Lionel Scaloni në Kombëtaren e Argjentinës ku ai ishte në kampin stërvitor këtë vit, ku ai u takua edhe me Messi. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë ishte aq i impresionuar me lojtarin saqë ai i kishte sugjeruar PSG-së që të nënshkruante me talentin këtë verë.

Romero qëndroi në kryeqytetin italian dhe Lazio tani janë duke punuar në një kontratë afatgjate të re për të me Presidentin Claudio Lotito që ka thënë se “ai është dhe do të mbetet e ardhmja e Lazios”.