Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp ka shprehur zhgënjimin e tij për kritikat që po i bëhen mbrojtësit të tij, Alexander-Arnold.
Klopp kështu i është përgjigjur komenteve që janë bërë nga analisti televiziv dhe ish mbrojtësi i Manchester United, Gary Neville për Alecander – Arnold. Ish lojtari i Djajve të Kuq kishte thënë se ai nuk e kupton se si menaxheri i Anglisë, Gareth Southgate mund t’i besojë një “mbrojtësi anësor” në një ndeshje eliminimi direkt kur aftësitë e tij mbrojtës janë të mangëta, gjë e cila ka dërguar në një kundërpërgjigje të fuqishme të trajnerit të Liverpoolit.
“E kam dëgjuar Gary Neville duke folur diçka për Trent. Por, ai tani është 24 vjeçar dhe ka fituar disa finale, ndeshje të rëndësishme ku është dashur të mbrojë kundër disa futbollistëve me klas botëror”, tha ai para gazetarëve. “Ai ishte gjithmonë aty, duke mbrojtur gjithmonë mirë. Nuk e di, pse duhet ta debatojmë këtë”.
Alexander – Arnold është ftuar nga Anglia për Botëror por mbetet ende e paqartë së sa do të luajë ai në Katar. Southgate gjithmonë e ka anashkaluar mbrojtësin e Liverpool por nuk ka shumë opsione për krahun djathtë me Reece James që është lënduar, derisa gjendja fizike e Kyle Walker ka rënë pas operimit që pati në tetor.
Alexander-Arnold ka një mesatare prej 9.5 të pasimeve të sakta gjatë 90 minutave lojë, më shumë se çdo lojtarë në Premier Ligë këtë sezon.
Reds do të luajnë ndeshjen e fundit si mikëpritës të Southamptonit në Premier Ligë të shtunën para së skuadra të shkojë në pushim për shkak të Botërorit.