Trajneri i Arsenalit, MIkel Arteta ia ka tërhequr vërejtjen lojtarëve të tij që mos ta marrin si punë të lehtë mposhtjen e Wolves dhe të luajnë në maksimum, pasi që mund të mendojnë se do ta pësojnë ndonjë lëndim para Botërorit
Formacioni i Arsenalit kundër Wolves do të jetë ndeshja e fundit para se të fillojë Botërori që do të zhvillohet në Katar. Me tri pikë ata do ta siguronin vendin e parë si lider në Premier Ligë. Arteta ju ka thënë lojtarëve të tij që ata nuk duhet të shqetësohen se mund të lëndohen gjatë ndeshjes dhe kështu mund ta humbasin paraqitjen në Botëror si rezultat.
“E kemi diskutuar këtë temë para dhe unë gjithmonë ju kam thënë: Nëse jeni duke menduar për lëndimet, më shumë mundësi ai do të ndodh. Nuk e di nëse kjo mund të ndodh sot, ditën tjetër apo në ditën e parë të parapërgatitjeve të juaja për Botëror, prandaj largojeni këtë nga mendja. Ju jeni sportist profesionist dhe ky rrezik është gjithmonë i pranishëm aty për ju. Kryejeni punën e juaj dhe jepni gjithçka nga vetja, rreziku do të jetë më i vogël”, ka thënë Arteta në konferencën e sotme për shtyp.
Arsenali shkon në Molinoux me dy pikë para përcjellësit të dytë në Premier Ligë, derisa hynë në këtë ndeshje pasi humbi me rezultat 1-3 ndaj Brighton në Carabao Cup në mesjavë.
Pas ndeshjes me Wolves, lojtarët Artetas – shumica – do të jenë pushim një muaj derisa mbahet Botërori. Topshinjtë do të kthehen në fushë më 26 dhjetor ku do të luajnë kundër West Ham.