Kupa e Botës Katar 2022: Të gjithë gjyqtarët që do të gjykojnë sfidat, mes tyre edhe 6 arbitre femra

Kupa e Botës Katar 2022 është shumë pranë, ku kanë mbetur edhe 9 ditë të mbetura nga startimi i saj. Sigurisht, është theksuar disa herë se do të jetë një Botëror me risi, që na vetë fakti që do të mbahet në vjeshtë dhe jo në verë siç jemi mësuar ta shohim gjithmonë.

Ndërkohë që klubet nxjerrin listën e lojtarëve të tyre të cilët do të përfaqësojnë secilën kombëtare në këtë turne, FIFA ka publikuar listën me 36 gjyqtarë kryesorë, 69 gjyqtarë ndihmës dhe 24 të tjerë të cilët do të jenë te VAR.

Këtë Botëror do të jetë diçka e bukur dhe e veçantë për t’u parë pasi gjashtë gjyqtare femra do të jenë pjesë e këtij kompeticioni, hera e parë në historinë e saj. Stephanie Frappart, Salima Mukansanga dhe Yoshimi Yamashita do të jenë gjyqtaret kryesore. Neuza Back, Karen Diaz Medina dhe Kathryn Nesbitt do të jetë ndihmëset gjyqtare.

Kjo Kupë Bote do të ketë gjithashtu të veçantë edhe teknologjinë e gjysmë-automatike të pozicionit jashtëloje. Kjo teknologji do të ndihmojë shumë gjyqtarët.

Arbitrat në Kupën e Botës Katar 2022

AFC – Konfederata Aziatike e Futbollit

Gjashtë gjyqtarë

10 ndihmës gjyqtarë

Katër zyrtarë të video-ndeshjes

Abdulrahman al-Jassim (Katar)

Chris Beath (Australi)

Alireza Faghani (Iran)

Ma Ning (Kinë) – Ma Ning është vetëm arbitri i dytë kinez që merr pjesë në Kupën e Botës.

Mohammed Abdulla Mohamed (Emiratet e Bashkuara Arabe)

Yoshimi Yamashita (Japoni) – Në prill 2022, Yamashita u bë gjyqtarja e parë grua që mbikëqyri një ndeshje të Ligës së Kampionëve të AFC.

CAF – Konfederata e Futbollit Afrikan

Gjashtë gjyqtarë

10 ndihmës gjyqtarë

Dy zyrtarë të video-ndeshjes

Bakary Papa Gassama (Gambia)

Mustapha Ghorbal (Algjeri)

Victor Gomes (Afrika e Jugut)

Salima Mukansanga (Rwanda) – Mukansanga po bën vazhdimisht histori. Ajo është gruaja e parë nga Ruanda e saj e lindjes që arbitron Kupën e Botës FIFA për femra, gruaja e parë që ka gjykuar ndonjëherë në Kupën e Kombeve Afrikane dhe tani një nga femrat e para që arbitron Kupën e Botës për meshkuj.

Janny Sikazwe (Zambia)

Maguette Ndiaye (Senegal)

CONCACAF – Konfederata e Futbollit të Amerikës së Veriut, Amerikës Qendrore dhe Karaibeve.

Pesë gjyqtarë

12 ndihmës gjyqtarë

Tre zyrtarë të video ndeshjes

Ivan Barton (Salvador)

Ismail Elfath (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

Mario Escobar (Guatemala)

Said Martinez (Honduras)

César Ramos (Meksikë)

CONMEBOL – Konfederata e Futbollit të Amerikës së Jugut

Shtatë gjyqtarë

15 ndihmës gjyqtarë

Katër zyrtarë të video-ndeshjes

Raphael Claus (Brazil)

Andres Matias Matonte Cabrera (Uruguaj)

Kevin Ortega (Peru)

Fernando Rapallini (Argjentinë)

Wilton Sampaio (Brazil)

Facundo Tello (Argjentinë)

Jesus Valenzuela (Venezuela)

OFC – Konfederata e Futbollit të Oqeanisë

Një gjyqtar

Dy ndihmës gjyqtarë

Matthew Conger (Zelanda e Re)

UEFA – Unioni i Shoqatave Evropiane të Futbollit

11 gjyqtarë

20 ndihmës gjyqtarë

11 zyrtarë të video ndeshjeve

Istvan Kovacs (Rumani)

Stephanie Frappart (Francë) – Frappart e bën punën e saj në Ligue 1 të Francës, por ka referuar disa ndeshje ndërkombëtare të profilit të lartë kohët e fundit, duke përfshirë Superkupën UEFA 2019 mes Liverpool dhe Chelsea. Në vitin 2020, ajo u bë gruaja e parë që drejtoi një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Në vitin 2022, ajo drejtoi finalen e Coupe de France 2022 mes Nice dhe Nantes.

Danny Makkelie (Holandë)

Szymon Marciniak (Poloni)

Antonio Mateu Lahoz (Spanjë)

Michael Oliver (Angli)

Daniele Orsato (Itali)

Daniel Siebert (Gjermani)

Anthony Taylor (Angli)

Clement Turpin (Francë)

Slavko Vinçiç (Slloveni)/