E rëndë, shqiptari gjendet i groposur në një plazh në Greqi, çfarë dyshon policia


Një shqiptar është gjetur i groposur në një plazh në Kalamata të Greqisë.

Mediet vendase bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket një 31-vjeçari me origjinë shqiptare. Trupi i pajetë u gjet nga policia greke ditën e djeshme 7 nëntor, ndërsa mësohet se ka plagë të rënda në kokë.

Policia po heton rrethanat e ngjarjes. Pistat kryesore që po heton policia janë vrasja dhe vetërvrasja.