Është zbuluar lista me futbollistët e ftuar te Kombëtarja e Brazilit për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Brazili është i shortuar në Grupin G të këtij turneu, bashkë me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin.
Përzgjedhësi Tite bëri publike sot listën me 26 futbollistët e ftuar për Kupën e Botës, që do të fillojë më 18 nëntor.
Brazili ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 24 nëntor, kundër Serbisë. Pas katër ditësh do të përballet me Zvicrën.
Brazilianët ndeshjen e fundit në grup do ta zhvillojnë kundër Kamerunit, më 2 dhjetor.