Pas humbjes nga Aston Villa, Erik ten Hag: Rezultati nuk gënjen, në futboll gjithmonë merr atë që meriton

Manchester United pësoi humbje sot në udhëtim kundër Aston Villas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të në Premierligë.

Ndeshja që u zhvillua në “Villa Park” përfundoi me rezultatin 3:1.
Erik ten Hag pas ndeshjes tha se asgjë nuk shkoi siç duhet për skuadrën e tij.

“Kemi humbur fillimin e pjesës së parë dhe të dytë, kjo është e papranueshme. Kundërshtari dukej më i freskët, më i përgatitur. Nuk e mbajtëm topin, e organizuam gabim lojën, nuk respektuam rregullat dhe humbëm duelet”, tha fillimisht ai.

“Rezultati është i dukshëm, ai kurrë nuk gënjen. Në futboll, gjithmonë merr atë që meriton. Nuk ishim mjaftueshëm të mirë sot”, shtoi trajneri holandez.

“Lojtarët tanë kanë përvojë, duhet të lexoni lojën, të organizoni saktë dhe të mos pësoni dy gola. Ishte krejtësisht e tepërt. Duhet të qëndroni kompakt dhe të qëndroni me top”, deklaroi Erik ten Hag.

Manchester Unitedi është i pesti në tabelë me 23 pikë.