Ish-bashkëshorti ia mori fëmijët dhe s’u lajmërua, gruaja raporton rastin në polici

Një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, ia ka marrë fëmijët dhe nuk është lajmëruar se ku ndodhen.

Sipas policisë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet.

“Rr.17 Shkurti, Fushë Kosovë, 04.11.2022-14:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar e ka marrë fëmijën e tyre dhe nuk është lajmëruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”.