“Unë mund t’i ndryshoj format, mund të shtrëngohem në çdo gjë”.
Kim Kardashian tregon më shumë së duhet derisa ajo ka treguar se si është dashur që të jetë me e dobët për ta veshur fustanin e Marillyn Monroe… para se të fillojë një dietë ekstreme që kërkon përkushtim të madh nëse dëshironi të vishni fustane historike.
Kim Kardashian mbeti paksa e “inatosur” kur Ripley nga “Believe It Or Not” – të cilin fustan të Marilyn Monroe ajo e bleu për 4.8 milionë dollarë më 2016 – refuzoi që t’ia vesh asaj kopjen origjinale në Met Gala.
Ylli i televizionit, 41 vjeçarja e provoi një kopje të tij – me pëlhurë të fabrikuar – që i bëri punë kurse origjinali edhe pse ajo e tentoi nuk shkonte mbi kukat e saj.
Kjo bëri që Kim të bënte një dietë ekstreme tri javore dhe ushtrime në palestër që bëri që ajo të humbet 7 kilogram dhe ta vesh fustanin origjinal në Met Gala që u mbajt në maj.
Ajo po ashtu ka treguar se nuk do të mund të kishte akçes tek fustani origjinal pa e telefonuar dhe kërkuar lejen nga Kris Jenner.
Ky lajm vije pasi që disa muaj pas defilimit në tepihun e kuq në Met Gala kishte raporte që fustani origjinal ishte dëmtuar.