Politikani dhe biznesmeni i njohur nga Kosova, Behgjet Pacolli së fundmi ka reaguar ndaj rastit të infermieres e cila e ka su*lmuar fizikisht një paciente të moshuar.
Reagimi i Pacollit pa ndërhyrje:
Ju që e goditni, ju që qeshni dhe ju që filmoni. Çfarë keni për të thënë tani? A e shihni që gjithçka në këtë botë kthehet si një bumerang. Keni krijuar lajme negativë në të gjithë vendin. Keni ab*uzuar me një nënë të moshuar. Madje e një dëshmori. Unë dëshiroj shumë ta takoj këtë grua dhe të dëgjoj çfarë ka për të thënë ajo. Por ju që keni shkaktuar këtë dhu*në, shpresoj se do të keni mjaft kohë për të menduar për veprimin tuaj në qelinë tuaj.