Dua Lipa është shfaqur me një kordon ari dhe me një veshje më ndryshe teksa është parë duke u relaksuar në mes të turneut të saj “Future Nostalgia” ku koncerti i saj i radhës është në Zelandën e Re
Ajo pati një shfaqje tepër të suksesshme në Mebourne të Australisë të dielën në mbrëmje, teksa biletat për këtë shfaqje u shitën shumë shpejt.
E teksa turneu botëror i Duas po vazhdon, ajo është parë në Auckland të Zelandës së re ku pritet që ta mbajë koncertin e radhës nga turneu i saj “Future Nostalgia”.
Këngëtarja 27 vjeçare e ka vizituar ishullin Waiheke dhe ka shpërndarë disa fotografi të masës së vogël nga ky udhëtim teksa ka pushuar para koncertit të radhës.