Charles Spencer ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të shtëpisë së dikurshme të Princeshës Diana.
Vëllai i saj 58-vjeçar tregoi fotografin e një skeleti të madh të vendosur në një karrige të veshur me susta ngjyrë gështenjë pranë një shtylle të artë në sallën e Althorp House për Halloween.
“I ftuari i Halloween-it në karrigen e sallës,” shkroi Charles Spencer në foton e shpërndarë.
Mirëpo, së fundmi ka ndodhur edhe një ndryshim lidhur me shtëpinë në fjalë, pasi bashkëshortja e tij njoftoi javën e kaluar se do të hapë dyert e pronës mahnitëse çdo javë.
“Lajme emocionuese nga Althorp! Do të ndaj përvojën time si amvise në një mënyrë krejtësisht të re, me një video javore çdo të premte që do t’ju japë një paraqitje të shkurtër të projekteve që më interesojnë vërtet. Ne kemi bërë xhirime në prapaskenë për një kohë të gjatë dhe mendoj se është koha t’ju lejojmë të gjithëve të hyni”, tha Karen Charles.