Djali i Tim Roth, Cormac vdes në moshën 25 vjeçare

Djali i aktorit Tim Roth, muzikanti Cormac ka vdekur në moshën 25 vjeçare shkaku i kancerit në qeliza embrionale – disa muaj pasi ai e kishte dhënë lajmin në rrjete sociale për sëmundjen e tij

“Ju nuk mund të zgjidhni gjithmonë fatin tuaj”, ky ishte mesazhi që kishte përcjell nëpër rrjetet sociale Roth disa muaj më parë.

Cormac Roth ishte diagnostifikuar me kancer të qelizave embrionale, fazën e tretë, në nëntor të vitit 2021 – Tim e dha lajmin në prill.
Ai kishte humbur shumë peshë dhe “gjysmën e dëgjimit të tij”, por sëmundja asnjë qastë nuk ia mori dashurinë e tij që pati për muzikën.

25 vjeçari ndërroi jetë më 16 tetor por familja e tij lajmëroi për vdekjen e tij me një deklaratë të hënën (sonte) në mbrëmje.