Berisha ironizon Ramën: Prisni kur të thotë se 137 udhëtimet me charter janë të Saliut

Kreu i PD-së Sali Berisha, përmes një videoje në Tik-Tok, ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama për udhëtimet me charter.

Berisha i është përgjigjur kryeministrit Rama, pasi ky i fundit publikoi statistikat e udhëtimeve jashtë vendit të cilat ishin dy herë më pak se paraardhësi i tij në qeveri.

Berisha me ironi shkruan se nuk është çudi që Rama të thotë se 137 udhëtimet me charter janë të Saliut.
Postimi Berishës:

Hajgarja e dheut! Prisni kur të thotë se 137 udhëtimet me charter janë të Saliut! sb

 

 

@prof.dr.saliberisha ♬ original sound – Sali Berisha