Shtatë gola në kryeqytet, Messi protagonist në fitoren me “poker”

PSG nuk ekishte menduar kaq të komplikuar takimin ndaj Troyes, por kampionët e Francës ia dolën të merrnin fitoren e tretë radhazi në Ligue 1 pas suksesit 4-3 në “Parc des Princes”.

Lionel Messi dhe Neymar realizuan nga një gol dhe një asist në triumfin e sotëm, teksa gjetën rrugën e rrjetës edhe Carlos Soler e Kylian Mbappe nga pika e bardhë e penalltisë.

Miqtë kaluan dy herë në avantazh falë golave të Mama Balde, ndërkohë që në minutat e fundit erdhi edhe rrjeta e kroatit Ante Palaversa. PSG është ngjitur në kuotën e 35 pikëve pas javës së 13-të, duke kryesues me pesë pikë mbi Lensin ndjekës.

Leo Messi vazhdon të dhurojë spektakël në sezonin e dytë me PSG-në. Sot realizoi një gol shumë të bukur dhe dhuroi një asist super për golin e Neymarit, teksa numëron 7 gola dhe 10 asiste sezonalë në Ligue 1.