Juventusi ka marrë pikët e plota nga udhëtimi te Lecce.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri shënoi fitore sonte, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Via del Mare” u mbyll me rezultatin 0:1 Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për “Zonjën e Vjetër”.
Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën mysafire e shënoi Nicolo Fagioli, në minutën e 73-të.
Juventusi pas kësaj fitore ka 22 pikë dhe tani renditet i gjashti në tabelë, me dy pikë më shumë se Udinese (7) dhe Interi (8), që ende nuk kanë zhvilluar ndeshjet e kësaj jave.
Lecce ndodhet në pozitën e 17-të me 8 pikë.