Bayerni shënon fitore bindëse ndaj Mainzit dhe merr pozitën e parë në tabelë

Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Bundesliga, teksa tani ka marrë edhe pozitën e parë në tabelë.

“Bavarezët” shënuan fitore bindëse sot kundër Mainzit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” u mbyll me rezultatin 6:2.
Serge Gnabry (5’), Jamal Musiala (28’), Sadio Mane (43’), Leon Goretzka (58’), Mathys Tel (79’) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (86’) shënuan në fitoren e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Silvan Widmer (45+4’) dhe Marcus Ingvartsen (82’) shënuan golat për mysafirët.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u akorduan dy penallti, nga një për secilën skuadër – por, që nuk u realizuan. Mane (43’) dështoi te vendasit, kurse Jonathan Burkardt (45+3’) te mysafirët.

Bayerni pas kësaj fitore ka 25 pikë dhe tani është lider në tabelë, me dy pikë më shumë se Union Berlini, me këta të fundit që momentalisht kanë një ndeshje më pak.

Mainzi renditet i teti me 18 pikë.