Nuk këndellet Chelsea, pëson humbje nga Brightoni me tre gola dallim

Chelsea ka pësuar humbje në udhëtim kundër Brightonit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Premierligë.

Për skuadrën e drejtuar nga Graham Potter ishte kjo ndeshja e tretë radhazi pa fitore, pas barazimeve në ndeshjet e kaluara; me Brentfordin (0:0) dhe Manchester Unitedin (1:1).

Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në “Amex Stadium” përfundoi me rezultatin 4:1, shkruan Gazeta Express.
Leandro Trossard (5’) shënoi epërsinë fillestare. Pastaj, dy golat tjerë erdhën si “dhurata” nga “Blutë”, që shënuan dy autogla përmes Ruben Loftus-Cheek (14’) dhe Trevoh Chalobah (42’). Pascal Gross (90+2’) shënoi për ta vulos fitoren.

Kai Havertz (48’) shënoi golin e vetëm dhe të nderit për londinezët.

Brightoni pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe renditet i shtati në tabelë, kurse Chelsea ndodhet në pozitën e pestë me 21 pikë.