Lajmin e trishtë e ndau institucioni kulturor i qytetit të Shkodrës ku ai kaloi thuajse të gjithë karrierën e tij.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur të teatrit “Migjeni”, Enver Hyseni. Ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për familjen dhe komunitetin e artistëve !
U prehsh në paqe, ENVER HYSENI! Homazhet zhvillohen nesër, me datë 30 Tetor nga ora 10-12, në hollin e teatrit “ Migjeni””, shkruan në mesazhin e publikuar në Facebook, Teatri i Shkodrës.
Në rolin e tij të fundit, tre vite më parë, Enver Hyseni zgjodhi që ishte vetja. Aktori i teatrit Migjeni preferuar ta mbyllë kështu karrierën e tij artistike, duke rrëfyer jetën e tij si aktor, por edhe si njeri. Ka qenë miku dhe kolegu i tij Stefan Çapaliku që shkroi jetën e Enver Hysenit duke mbledhur gjithë kujtimet e tij.
Enver Hyseni ka luajtur role të shumta në teatër dhe film.