Një 65-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë, pasi ka është rrëzuar nga pema teksa po mblidhte ullinj.
Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është shtetasi L.V banues në fshatin Bestrovë.
Gjithashtu në lagjen “Pavarsia”, Vlorë duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Policisë
Vlorë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në fshatin Bestrovë, Vlorë, dyshohet se duke mbledhur ullinj është rrëzuar aksidentalisht nga pema, shtetasi L. V., rreth 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Po sot, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se duke krasitur pemët, është rrëzuar aksidentalisht nga pema, punonjësi i gjelbërimit, shtetasi E. H., 58 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, për të dyja ngjarjet.