Jerry Lee Lewis, i njohur për këngën “Great Balls of Fire” bëri që rock’n’roll të jetë muzika dominonte në pop muzikën e viteve 50’ta në Amerikë
Jerry Lee Lewis, pionieri i cili u bë njëri prej figurave më famëkeqe në muzikën pop, ka vdekur në moshën 87 vjeçare ka thënë zëdhënësi i tij .
Ai ka vdekur nga shkaqet natyrale në shtëpinë e tij në rrethin e DeSotos së Mississippi.
“Judith, gruaja e tij e shtatë, ishte afër tij në çastin kur ai u largua nga jeta në shtëpinë e tij në rrethin e DeSotot në Mississippi, jug të Memphisit”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit. “Ai i ka thënë asaj, në ditët e fundit të jetës, se e mirëpret kalimin në botën tjetër dhe ai nuk ishte i frikësuar nga vdekja”.
Paraqitjet energjike të Lewis përfshin këngën e tij të njohur “Great Balls of Fire” që ndihmoi që rock’n’roll të jetë muzika më e popullarizuar në Amerikë gjatë viteve 1950. Ai kishte lindur në Louisiana më 1935 dhe ishte djalë i një familje të varfër fermerë e cila la peng shtëpinë e tyre për t’ia blerë Lewisit pianon e parë. Derisa mësonte për të luajtur në këtë instrumente ai shkoi në shkollë evangjeliste, por u përjashtua pasi që luajti versionin boogie-woogie të këngës “My God is Real” që u konsiderua e pa moralshme nga ana e tyre.
Ai nuk ju kthye më shkollës dhe filloi të luante “live” për publikun – paraqitja e tij e parë ishte në moshën 14 vjeçare në hapjen e një firme makinës. Ai kishte një stil teatror, të zhurmshëm që tingëllonte me energjinë e skenës së porsa lindur të rok-n-rollit, kurse të punojë me Sun Studios në Memphis, së pari si muzikant i studios dhe pastaj si një solo artist.
Disa nga incizimet e tij më të hershme janë prodhuar më 1956 me Elvis Presley, Johnny Cash dhe Carl Perkins, një grup që më vonë u quajt “Million Dollar Quartet”.
Gjatë vitit 1958 në një turne në Mbretërinë e Bashkuar kur ata ishin në pikun e famës, ai u përfshi në një skandal pasi që u zbulua se ai ishte martuar me kushërirën e tij 13 vjeçare, Myra Brown – kjo ishte martesa e tij e tretë nga shtatë të tilla. Turneu i anulua për shkak se reagimi i mediave britanike kishin reagim të ashpër. Por, nuk mjaftoi kjo! Radio stacionet në SHBA dhe promotorët e koncerteve po ashtu ndaluan këngët e tij dhe popullariteti i tij ra.
Ai mori mandej reputacionin e keq ku quhej me nofkën “The Killer” (Vrasësi). Pas martesës më 13 vjeçaren, martesa e tij dhe e katërt ishin më famëkëqija. Jaren Pate dhe gruaja e pestë Shaçn Stephens të dyja vdiqën në rrethana të dyshimta – e para duke u mbytur, derisa sipas thashethemeve gruaja e pestë e tij ishte abuzuar dhe dhunuar në familje më vonë.