Rashica asistues në fitoren e pastër të Galatasarayt kundër Karagumrukut

Galatasaray shënoi fitore në udhëtim kundër Karagumruk, në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Superligën e Turqisë.

Ndeshja e zhvilluar këtë të premte në stadiumin “Ataturk Olimpiya” përfundoi me rezultatin 0:2.

Milot Rashica ishte titullar te mysafirët dhe luajti për 84 minuta, derisa te vendasit tërë ndeshjen e luajti reprezentuesi tjetër kosovar, Ibrahim Dresevic.

Por, sonte vetëm sulmuesi vushtrrias la gjurmë. Ai ishte asistues te goli i parë i ndeshjes i shënuar nga Emre Tasdemir, në minutën e 60-të.

Goli tjetër u shënua nga Juan Mata, në minutën e 85-të.

Galatasaray pas kësaj fitore ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e tretë në tabelë.

Karagumruk me 12 pikë ndodhet në pozitën e 12-të.