Rriten infektimet me COVID në Shqipëri

Infektimet me COVID janë rritur lehtë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit, janë kryer 502 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 22 qytetarë, në këto bashki:

6 në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Kurbin, Durrës, Krujë, Kamëz, Rrogozhinë, Klos, Delvinë, Sarandë, Këlcyrë.

Janë 221 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,931 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 28 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 502

Testime totale 1,996,150
Raste pozitive 331,745
Raste të shëruara 327,931
Raste Aktive 221
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143
Vlorë 21
Fier 13
Gjirokastër 10
Durrës 10
Berat 9

Shkodër 5
Elbasan 3
Lezhë 5
Kukës. 1
Dibër. 1