Krivaqa në Gjykatë shkon sërish me jelekun antiplumb, por kësaj radhe jo të dukshëm

Në muajin korrik, i akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa, ishte dërguar në Gjykatën Themelore të Ferizajt i veshur me jelekun antiplumb dhe i rrethuar nga një numër i madh i policëve dhe gardianëve.

Ndërkaq sot, në seancën e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër tij, ai jelekun antiplumb është munduar ta “kamuflojë” brenda bluzës që e ka të veshur, duke e bërë që të duket sikur nuk e ka fare.