Ylli i Harry Potter për sëmundjen: “Nuk mund t’i lidhë vetë atletet e mia”

Daniel Radcliffe u bë i famshëm nga seriali i filmave “Harry Potter” dhe dihet pak se aktori ka vendosur të aktrojë rastësisht. Daniel u bë një yll botëror në vetëm 12-vjeç kur pranoi rolin e Harry Potter. Ai u diagnostikua me një sëmundje neurologjike, dispraksi, që në fëmijëri.

“E kam pasur të vështirë në shkollë, kam qenë i keq në çdo gjë, pa talent të dukshëm”, ka thënë aktori i njohur. Nëna e tij, për ta ndihmuar, e regjistroi në aktrim, gjë që ai e kuptoi shpejt se do të ishte thirrja e tij. Daniel zbuloi një herë se si e pengon sëmundja.

“Nuk mund t’i lidh atletet dhe kam një dorëshkrim të tmerrshëm. Si fëmijë kam vuajtur nga mungesa e vetëbesimit, sepse mendoja se isha i vogël. Pjesërisht për shkak të dispraksisë sime, doja të bëhesha aktor”, tha ai. Dispraksia prek më së shumti aftësitë motorike dhe aktivitetet që kërkojnë koordinim janë një sfidë për personat e prekur nga kjo sëmundje.