Osmani: Nuk ka kërkesë nga SHBA ose BE që të heqim dorë nga njohja reciproke

Osmani: E paligjshme dhe e pamoralshme që targat e Millosheviqit të ecin lirshëm nëpër Kosovë

Presidentja, Vjosa Osmani, tha se as Shtetet e Bashkuara dhe as partnerët nga Bashkimi Evropian nuk kanë kërkuar nga Kosova që të heqë dorë nga njohja reciproke me Serbinë. Ajo e cilësoi si një domosdoshmëri njohjen reciproke brenda marrëveshjes përfundimtare dhe tha se Kosova nuk ka as interes dhe as qëllim që të tërhiqet nga kjo kërkesë. Qëndrimet e Presidentes pasuan njoftimet se e shtypit serb se i dërguari amerikan Escobar ka deklaruar në Beograd se mund të pranohet një marrëveshje pa njohje nëse palët pajtohen. Presidentja Osmani ndërkaq tha se Kosova është shtet ligjor dhe e cilësoi Serbinë si burim të dhunës.