Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Izrael

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Izrael. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë, teksa ka publikuar në rrjetin social Facebook foto pasi ka zbritur nga aeroplani dhe është pritur nga stafi i Kryeministrit të Izraelit Yair Lapid.

Vizita zyrtare e kryeministrit Ram në Izrael është bërë me ftesë zyrtare nga homologu Lapid.

“Për vizitën zyrtare në Izrael me ftesë të kryeministrit, Yair Lapid”, shkruan Rama.