Juventusi shënon fitore bindëse ndaj Empolit

Juventusi e ka regjistruar edhe fitoren e dytë radhazi dhe të pestën të këtij sezoni në Serie A.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri shënoi fitore ndaj Empolit.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 4:0.
Moise Kean (8’), Weston McKennie (56’) dhe Adrien Rabiot (82’, 90+4’) shënuan golat e fitores për “Zonjën e Vjetër”.

Juventusi pas kësaj fitore ka 19 pikë dhe renditet i shtati në tabelë, me një pikë më shumë se Interi. Por, “Nerazzurrët” kanë momentalisht një ndeshje më pak.

Kurse, Empoli me 11 pikë ndodhet në pozitën e 11-të.