Pse u prishën raportet mes “Stupcave”?

Dikur të bashkuar për të argëtuar publikun shqiptar, por tani duket që gjërat mes “Stupcave” nuk po shkojnë aq mirë.

Sipas deklaratave të aktorëve, duket qartë se raportet mes tyre janë krisur.

Gjithçka u bë e njohur për publikun kur Vedati në një intervistë ka thënë se Stupcat do të rikthehen, por që Osmani e ka mohuar.
Në anën tjetër Mensuri zgjodhi heshtjen.

Vedati kishte deklaruar se ai me Mensurin do të risjellin disa gjëra të reja.

Ai tha se Osmani ka nisur karrierën vet.

Indeksonline kontaktoi me Mensur Safqiun, për të thyer heshtjen për herë të parë.

Ai tha se do të rikthehen “Stupcat”, gjegjësisht ai dhe Vedati, ndërsa a e kanë ftuar apo jo Osmanin tha se është gjë private.

“Po rikthehemi unë dhe Vedati. Ato janë gjërat private. Unë dhe Vedati vazhdojmë rrugëtimin tonë, Osmani e ka rrugën e vet në të cilën është duke punuar. Është deklaruar edhe Vedati në emrin tim” tha ai.

Indeksonline kontaktoi edhe me Osmanin i cili tha se e ka krijuar serialin “Akshami me Gjylen” solo, dhe që edhe të tjerët mund të lansoj diçka solo.

“Unë kam krijuar serialin “Akshami me Gjylen” dhe fatmirësisht po pëlqehet nga publiku. Çdo episod po thyen rekord. Unë ja kom filluar solo dhe këta munden të fillojnë solo. Vedati është i pari që ka punuar vet, e ka qel kanalin e vet”, u deklarua ai.

Deri tani nuk dihet për arsyen e vërtetë se si ka ardhur deri tek kjo “ftohje” dhe prishje e raporteve mes tyre.