Del në dritë ngjarja e rëndë, futbollisti abuzonte me 4-vjeçarin, nëna e tij nuk bën asgjë për ta ndaluar

Një ngjarje e rëndë ka dalë në dritë orët e fundit në Agrinio, ku një fëmijë 4v vjeç është abuzuar nga një 28-vjeçar.

Sipas informacioneve të deritanishme, bëhet fjalë për një futbollist. Në kohën kur akuzohet se ka ngacmuar fëmijën katër vjeç, ai ka qenë ushtar në një zonë aty pranë dhe e ka vizituar shpesh nënën e tij në shtëpinë e djalit, ku ajo punonte si dado.

Por kur 52-vjeçarja zbuloi veprimet e urryera të djalit të saj, jo vetëm i mbuloi ato, por e lejoi atë të vazhdonte t’i kryente.

Prindërit e katërvjeçarit dyshuan se diçka nuk shkonte kur vunë re një ndryshim në sjelljen e tij, por edhe kur panë disa nga vizatimet e tij. Më pas, ata iu drejtuan një specialisti, i cili e kuptoi shumë shpejt se çfarë kishte ndodhur.

Në verën e vitit 2021 ka nisur denoncimi ndaj 28-vjeçarit.

Ka qenë vera e vitit 2021 kur babai i fëmijës ka denoncuar në Drejtorinë e Sigurimit të Agrinit 52-vjeçaren dhe djalin e saj për abuzime me djalin e tij katërvjeçar. Gruaja ishte kujdestarja e fëmijës dhe për këtë arsye djali i saj kishte akses të lehtë me djalin e vogël.

Kujtohet se informacioni mbi faktet tashmë është bërë publik nga Policia greke dhe ka të bëjë me Dimitris Kravaritis, futbollist i Kombëtares së Tretë, i cili është proceduar për akte seksuale ndaj një të mituri.

Rasti është bërë publik nga kampionia olimpike Sofia Bekatorou gjatë një informimi mbi rastet e regjistruara në platformën e Rrjetit Evropian kundër dhunës dhe përfshihet në mesin e 200 dëshmive të tjera të abuzimit. Megjithatë, hetimi i policisë për këtë rast ka vazhduar që nga fundi i vitit 2021.

 “Djali i vogël rrinte në mëngjes në shtëpinë e tij, me një zonjë (dado) 52-vjeçare. Pothuajse në çdo dhomë, përveç tualetit, kishte kamera vëzhgimi. Papritur vumë re një ndryshim të papritur në sjellje, të cilin nuk mund ta kuptonim, duke pasur parasysh që fëmija është plotësisht i sigurt.

Më në fund pas disa kohësh doli se kur dado mbetej vetëm me fëmijën, pa praninë e prindërve, vinte djali i saj, i cili ishte ushtar në një qytet fqinj dhe kryente veprime të turpshme ndaj 4-vjeçarit. Më e keqja ishte se dadoja, nëna e autorit, i kapi, e mbuloi dhe e lejoi të kthehej në shtëpi herë pas here.

Dadoja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj fëmijës që ai të mos fliste. Më në fund ferri i djalit të vogël ndaloi kur ai u shpreh përmes pikturës dhe përshkroi gjithçka që ndodhte në shtëpi dhe përfshinte si dadon ashtu edhe djalin e saj. Pas vizatimit të parë, fëmija është ekzaminuar nga psikiatër fëmijë me përvojë dhe ankesa është bërë pranë autoriteteve”, tregoi ajo. /abcnews.al