Princi Harry dhe Meghan Markle jetojnë në një rezidencë të mrekullueshme në Montecito me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilybet. Sipas britanikes Hello! në rezidencë ka një dhomë sekrete plot me lodra. Dhoma e veçantë u zbulua ndërsa u postua në platformën e agjencisë së pasurive të patundshme Giggster kur rezidenca po shitej.
Dhoma në bodrumin e rezidencës së Meghan dhe Harry-t nuk ka dritare dhe është e rrethuar me mure guri. Trarët prej druri dhe ndriçimi i ulët e bëjnë hapësirën edhe më atmosferike. Në mes është një bilardo, një xhuboks dhe dy video lojëra retro. Bari prej druri me karriget prej lëkure është një prekje e mrekullueshme e hapësirës.
Nuk dihet nëse Duka dhe Dukesha e Sussex-it ndryshuan këtë hapësirë të veçantë kur blenë shtëpinë, por sigurisht që është një dhomë ideale për të kaluar kohë me miqtë e tyre të mirë.