“Ne qëndruam zgjuar tërë natën në takimin e parë”. George Clooney, me në fund ka dhënë detale për takimin e parë me Amalin (44) në Itali dhe si mandej ata ranë në dashuri duke shkruar letra dashurie… pasi një shok i tyre parashikoi që ata do të martohen
George Clooney ka thënë se ai është shumë i lumtur që është martuar me avokaten e të drejtave të njeriut, Amal Clooney.
Të martën, aktori i “Ocean 11” ka kujtuar kohën kur ai ra në dashuri me avokaten. Këtë ai e ka bërë gjatë emisionit të aktores Drew Barrymore, ku ishte i sinqertë se si ra në dashuri me avokaten.
Për herë të parë ata ishin takuar në villen e tij në Liqenin Como të Italisë. Një shok kishte menduar se ata do të takohen dhe do të martohen.
Në fillim, Clooney e quajti këtë burrë një “idiot” pasi që ai nuk kishte menduar se do të binte në dashuri më të.
Por, kur ata u takuan ballë për ballë për herë të parë, ai kishte rënë i tëri në dashuri. Ata qëndruan zgjuar tërë natën duke biseduar dhe më vonë u lidhën po ashtu në Itali.
Më pas, ata shkëmbyen letra dashurie duke rënë në dashuri dhe në fund u martuan. Sot, besohet se çifti ka një lidhje shumë stabile, më stabile se lidhjet e aktorëve të tjerë në Hollywood.