Diogo Jota do të mungojë në Kampionatin Botëror që do të nisë muajin tjetër në Katar.
Ai pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Manchester Cityt dhe sot u konfirmua se ai do të mungojë për Portugalinë në Botëror.
Lidhur me këtë, Jota bëri një reagim në rrjetet sociale, duke emocionuar të gjithë me fjalët e tij.
“Pas një nate kaq të mirë në Anfield, e imja përfundoi në mënyrën më të keqe. Në minutën e fundit, ëndrrat e mija u shuan. Do të jem një tjetër tifoz nga jashtë i klubit dhe vendit dhe do të luftojë për t’u rikthyer sa më shpejt që të jetë e mundur”, shkroi portugezi.